"Nuk na duhen të tjerë në prehër për reformat", Rama poston videon e transformimit

Shqipëria

"Nuk na duhen të tjerë në prehër për reformat", Rama poston videon e transformimit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 08:51
Pamje nga video

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjebur këto pamje të transformuara të repartit të Fizioterapisë në Tiranë, për të treguar se çfarë është bërë me programin e Rilindjes dhe se çfarë do të bëhet në një mandat tjetër.

Ai sërish ndalet në mesazhin pse duhet të votohet PS dhe jo partitë e tjera për të drejtuar kështu të vetëm qeverinë dhe jo me parti të tjera në prehër. 

Postimi 

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto imazhe të rilindjes së Fizioterapisë pranë Spitalit Universitar të Traumës nga një ngrehinë e rrënuar më 2013, në një qendër dinjitoze shërbimesh me standarde europiane sot

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë për Shëndetësinë që duam. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste  nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat