Doda: Kjo është fushata e batutave, ja ku ndryshon PDIU-ja nga forcat e tjera

Shqipëria

Doda: Kjo është fushata e batutave, ja ku ndryshon PDIU-ja nga forcat e tjera

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 08:52
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e komentoi fushatën zgjedhore si të mbushur me batuta, por pa programe konkrete.

E ftuar në News 24 Doda deklaroi se PDIU-ja, ndryshon nga forcat e tjera pasi në themel të programit të saj ka lidhjen mes individit dhe Atdheut të tij.

Si ju duket kjo fushatë zonja Doda?

Fushata ka qenë pozitive, strukturat të organizuara. Shohim që ka me pak shpenzime, por nuk ka përballje programesh. Qytetari mbetet në terr, ka batuta nga të gjitha anët, duhet të dihen problematikat. Nuk është aspak serioze. 

Pra, ju mendoni se po nxitet tifozlliku?

Po, duan një lloj militantizmi agresiv. Është e pamundur të dalësh e të thuash çfarë nuk është bërë, ka qenë përgjegjësi e të tjerëve. Nuk flitet për arritjen dhe mosarritjen. Palët i flasin njëra-tjetrës dhe askush nuk merret me njerëzit. Njerëzit nuk hanë barsoleta, në fund të fundit. Kjo është tragjikja, njerëzit ikin nga Shqipëria. Qeveria nuk jep llogari, opozita s’ka një program të shkruar. Ndaj ky nuk mendoj që është raporti që duhet të ketë politika me qytetarët. 

Çfarë parashikon programi juaj dhe a është i mundshëm realizimi i tij?

Ne vendosim në themel lidhjen e individit me Atdheun. Kemi në plan të shkrijmë barrierat doganore për të gjithë pjesën ku jetojnë shqiptarët. Akoma jemi në nivelin ku patatja e Kosovës nuk vjen dot këtu e çimentoja jonë atje. Është çështje mbijetese për shqiptarët që të kenë ekonomi të shkrira. Nëse themi do bashkohemi ngjall reagime, por në mund t’i bëjmë të papërfillshëm kufijtë. Ne duhet të kemi programe mësimore të shkrira. Kjo është një detyrë patriotike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat