Si të duket marrëveshja me Bashën? Banori ia kthen Ramës: Mbaje në krahë Lulin

Shqipëria

Si të duket marrëveshja me Bashën? Banori ia kthen Ramës: Mbaje në krahë Lulin

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:24
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Gjatë mitingut në Tepelenë kryeministri Rama ka zhvilluar takime e biseda me banorë të zonës. Njërën, e ka postuar edhe në profilin e tij, pasi e ka filmuar vetë me. Në postimin e radhës ‘my camera’, Rama bisedon me një banor dhe e pyet si i duket marrëveshja me PD.

“Mu be qejfi shume mua dhe gjithe shqiptareve qe kane koke mbi shpatulla, e bashkove popullin shqiptar e nxore nga nje situate shume e veshtire”- i thote ai.

Rama e pyet se per ke duhet te votojne demokratet me 25 qershor. “Do votojnë për ju zoti Rama, duhet te qendrojme te bashkuar”- i thote ai.

“Po Luli?” e pyet Rama.

“Mbaje në krahe Lulin”- ia kthen banori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat