Si mashtroheshin vajzat e “linjës së kuqe”, sa paguanin klientët për seks në internet

Shqipëria

Si mashtroheshin vajzat e “linjës së kuqe”, sa paguanin klientët për seks në internet

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Dalin të tjera detaje nga operacioni i Policise se Tiranes “Chat line2”, ku ne pranga rane 5 vajza dhe tutorja e tyre, shtetasja L. B., e cila prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Sipas burimeve të “BW”, vajzat pasi kontaktoheshin iu bëhej një intervistë dhe pasi fillonin punë, instruktoheshin gradualiasht për komunikimin.

Mesohet se grupi kishte hapur një faqe interneti, ku për të folur duhej paguar me kartë krediti e me pas gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientët ishin të huaj, por kishte edhe shqiptarë.

Mesohet se kishte edhe nga ata klientë që bënin abonime mujore për seks online me vajzat e kësaj ‘qendre’, ndërsa tarifa shkonte 150 euro në muaj, ndërsa aty caktohej edhe se sa do të qëndronte në këtë faqe personi që merrte këtë shërbim.

Po ashtu, raportohet se policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth 9 muaj që vijon punën. Burime nga policia thonë se operacioni është në vijim dhe po mbahen në vëzhgim dhe disa faqe të tjera që dyshohet se aktivitetin e kryejnë në Shqipëri.

Banesa ku kryehej aktiviteti ndodhet te Komuna e Parisit. L.B kërkonte vajza të moshës 18-30 te cilave fillimisht nuk u thuhej puna qe do kryenin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:

1. L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
2. J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
3. E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
4. K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
5. I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
6. E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:

1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
2. E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
3. K. M., 23 vjeçe (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat