Majko reagon për ngjyrën mavi: Bashkëqeverisjet janë produkte dhe jo ngjyrosje

Shqipëria

Majko reagon për ngjyrën mavi: Bashkëqeverisjet janë produkte dhe jo ngjyrosje

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:06
Ish-kryeministri Pandeli Majko

Ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi sërish pas fjalëve të thëna dje në mitingun përmbyllës të PS-së në Tiranë.

Sipas Majko fjalët e tij se ngjyra e rilindjes është bashkimi i blusë me të kuqen… është trajtuar si “metaforë” e një koalicioni të mundshëm midis PS dhe PD, pas zgjedhjeve, por nuk ka qenë ky qëllimi i fjalëve të tij.

Për ta ilustruar me fjalë të tjera Majko shkruan se 2 gishtat lart tashmë nuk janë vetëm simbol i PD-së, por thirrje për të votuar PS-në në fletët e votimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat