Bashan në Kurbin: Të dielën s’votohet për Skënderbeun apo Ismail Qemalin

Shqipëria

Bashan në Kurbin: Të dielën s’votohet për Skënderbeun apo Ismail Qemalin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:08
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Kurbin në tubimin përmbyllës.

Gjatë fjalës së tij, Basha duke ironizuar me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se ditën e diel nuk votohet për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por për ekonominë.

“Rama është pa plan, ndërsa këto ditë bën thirrje për të votuar për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun. Të dielën nuk votohet për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por për ekonominë” -tha Basha.

Basha tha se arritja më e madhe e Ramës është se 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ai u shpreh se Rama nuk di t’i japë makinës dhe tashmë kërkon timon anijesh.

“Shqiptarët bëhen gati të votojnë kundër njeriut që nuk mbajti premtimet, pasi pati prioritet tekat e tij. Dita e diele është dita e vendimit të madh. Rama premtoi uljen e taksave, po në fakt i rriti. Arritja e tij është se sot 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Dhe pas 4 vitesh flet si opozitar, a thua se nuk ishte ky në timon për 4 vite. Ai sërish kërkon timonin. Ai nuk di t’i japë makinës dhe mbrëmë kërkoi timon anijesh. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin, pasi atë do e keni ju. Unë do punoj për pushtetin dhe pasurinë e gjithsecilit prej jush. Rama nuk di t’i japë as makinës dhe as anijes”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat