Mesazhi i Ramës nga Vlora, kërkon votën e atyre që nuk e kanë votuar

Shqipëria

Mesazhi i Ramës nga Vlora, kërkon votën e atyre që nuk e kanë votuar

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:07
Kryeministri Edi Rama

Vetëm pak orë para nisjes së heshtjes zgjedhore, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të postuar në faqen e tij në Facebook kërkon votën e atyre që nuk e kanë votuar.

“Nuk më rrihet pa ju thënë dy fjalë të fundit, sidomos atyre që nuk e kanë votuar asnjëherë PS për arsye të ndryshme, për bindje të djathta, për besnikëri ndaj partive të tjera, për mosbesim ndaj politikës në tërësi. Dua të më besoni që ky moment është më i madh se sa bindja politike e secilit prej nesh. Ky moment është më i rëndësishëm se sa çdo parti dhe sa të gjitha partitë bashkë, ky moment është më i favorshëm se asnjëherë prej shumë shumë kohësh për ta bërë politikën më të mirë, dhe për tu dhënë politikanëvë të tepsisë së pushtetit një shuplakë shembullore. Ky është momenti i Shqipërisë e mbi të gjithë dhe gjitçka i Shqipërisë. Miq të djathtë, miq demokratë, mbështetës e simpatizantë të partive të tjera, apo dhe miq që ende nuk e keni vendosur a do votoni a nuk do votoni, do u them sot duke ju parë drejt e në sy, ky është moment për ta vënë Shqipërinë mbi bindjet politike, mbi partinë e zemrës, mbi zemërimin apo zhgënjimin e natyrshëm që keni ndaj politikës, ky është një moment për tu dhënë dhe partive tuaja apo të tjera, politikanëve në tërësi mesazhin që nuk e marrin dot më qyl votën tuaj nëse nuk janë gati për të bërë atë që ju duhet ju dhe Shqipërisë prej tyre. Ky është një moment për të mos e humbur, mundësinë e një bashkimi zemrash e mendjesh”, shprehet Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat