Plarent Ndreca rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit

Shqipëria

Plarent Ndreca rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:37
Plarent Ndreca

Departamenti i Administratës Publike ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për pezullim nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca.

Sipas Departamentit të Administratës Publike, akti i Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Plarent Ndrecës nuk kishte vlerë juridike.

Kujtojmë se shkarkimi i Plarent Ndrecës shkaktoi jo pak probleme për Ministrinë.

Ndreca refuzoi kategorikisht shkarkimin, dhe po ashtu tentoi të hynte sërish në ambientet e Ministrisë, ku edhe u konfliktua me punonjësit, pasi ministrja teknike Mirela Karabina kishte dhënë urdhër që Ndreca të mos futej më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat