Edi Rama nga Himara sulmon Dulen dhe Blushin

Shqipëria

Edi Rama nga Himara sulmon Dulen dhe Blushin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:58
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Himarë, ka sulmuar Vangjel Dulen dhe Ben Blushin. Sipas tij, Dule ka tradhtuar minoritetin grek, duke u bashkuar me PD-në.  

“Vangjelin e bëmë nënkryetar Kuvendi, mirëpo kur bëmë edhe Idrizin më mori në telefon dhe më tha se nuk rri unë me atë fashistin. Tani rri në autobus me Dashin e Havasë. Për karrigen e tij ai tradhtoi minoritarët grek dhe shkoi te PD-ja”, tha Rama.

Në lidhje me Ben Blushin, specifikisht për nismën e tij 1000 euro për çdo lindje, kryeministri tha se Blushi ka gjetur front pune, 1000 euro për çdo lindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat