Basha: Rama flet sikur të ishte pjesë e çadrës, harron që është vetë shkaktari i së keqes

Shqipëria

Basha: Rama flet sikur të ishte pjesë e çadrës, harron që është vetë shkaktari i së keqes

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 20:31
Lulzim Basha

Një ditë para heshtjes zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikujtuar edhe njëherë shqiptarët për premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama, si dhe kriminalizimin e vendit me drejtimin e këtij të fundit.

Në fjalën e fundit të fushatës elektorale në Tiranë, Basha u shpreh se Rama prej 4 javësh flet sikur ka qenë pjesë e opozitës, duke harruar se ka qenë ai kryeministër, shkaktar i rrënimit të vendit.

“ Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, edhe Shqipëria bën hap përpara. Kështu ka qenë edhe kur PD i priu vendosjes së demokracisë, kur anëtarësoi Shqipërinë në NATO, kur hoqëm vizat, dhe kështu do jetë të dielën kur të themelojnë Republikën e Re. Të dielën do t’i japim fund regjimit më të korruptuar, që e shndërroi Shqipërinë në hambar droge”, tha Basha.

“Vuri kriminelët në institucione, e mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri që ju do ta largoni me votë ditën e diel. Le ta dëgjojë Europa dhe Amerika se çfarë keni vendosur për Ramën më 25 qershor. Rama erdhi në shtet duke premtuar shumë, por asgjë s’bëri. Shqipëria u mbulua nga droga, shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos, pensionistët në mjerim. Të dielën është dita e gjykimit popullor me votë. Ju s’do keni më kryeministër që lufton për tekat e tij, që krekoset në kurriz tuaj”, vijoi ai.

“E dëgjoni Ramën, flet 4 javë sikur të ishte opozitar, dhe jo kryeministër. Ngaqë dëgjonte çadrën prej 3 muajsh, filloi duke folur dhe ai sikur ishte pjesë e çadrës, por ai nuk është Republika e Re. Me bekimin e Merkel dhe mbështetjen e Trump, me planin e vetëm ekonomik do t’i japim Shqipërisë të nesërmen e sigurt. Të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin, Skënderbeun, por për ekonominë, të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat