“Këtu e kanë harruar detin, do ta kthejmë Fierin në qytet bregdetar”

Shqipëria

“Këtu e kanë harruar detin, do ta kthejmë Fierin në qytet bregdetar”

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 20:38
Petrit Vasili

Me LSI forcë e parë, qyteti i Fierit do të ndryshojë thelbësisht. Kjo ishte deklarata e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në fushatën përmbyllëse në Fier.

Sipas Vasilit, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur turizmit dhe se deti është lënë në harresë. Nga Fieri, ai premtoi se LSI me planin e saj do t’i shërbejë bujqësisë dhe do të ndihmojë shumë biznesmenë të talentuar.

“Ky është sheshi i fitores së padiskutueshme. Jemi me bindjen e fitores. Ne duam t’i japim një drejtim të ri qarkut të Fierit dhe Shqipërisë. Fieri mund të bëhet kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë me planin tonë për Shqipërinë. Jemi forca më e madhe e më serioze e këtij vendi. Ky plan i jep përgjigje shumë biznesmenëve të talentuar të Fierit”, tha kreu i LSI-së.

“Do të ulim taksat për ta. Gjithashtu bujqësia do të transformohet me LSI-në. Mijëra njerëzve të Fierit nuk do t’u grabitet me taksa djersa e tyre. Turizmi i Fierit është lënë në harresë. Do ta kthejmë Fierin në qytet bregdetar. E kanë harruar detin në këtë qytet”, vijoi Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat