“S’ka asnjë pazar mes meje dhe Ramës. Po të kishte vendosur Meta këmbët te frenat…”

Shqipëria

“S’ka asnjë pazar mes meje dhe Ramës. Po të kishte vendosur Meta këmbët te frenat…”

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 22:40
Lulzim Basha

Pak para skadimit të afatit të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Basha e cilësoi fushatën e rivali të tij politik, Edi Rama, tallava. Kreu demokrat shtoi se po të kishte venë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Ramës nuk do e kishte sjellë Shqipërinë në këtë situatë.

“Shqiptarët do të zgjedhin ekonominë dhe jo estetiken. Fushata e Edi Ramës ka qenë tallava. Po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Edi Ramës nuk do e kishte sjellë Shqipërinë këtu ke jemi”, tha Basha.

Ai gjithashtu tha me vendosmëri se nuk ka asnjë pazar mes tij dhe Ramës. “Nuk ka asnjë pazar dhe nuk do të këtë asnjë pazar mes meje dhe Edi Ramës”, tha kryetari i PS-së duke ripërsëritur qëndrimin e tij se PD nuk bën koalicion me Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat