Meta: Në këtë shesh janë bashkuar edhe socialistët për ti thënë jo pushtetit të mavisë

Shqipëria

Meta: Në këtë shesh janë bashkuar edhe socialistët për ti thënë jo pushtetit të mavisë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 07:13
Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë në qytetin e Fierit nga ku ftoi të gjithë shqiptarët të mbështesin LSI-në për një drejtim të ri të vendit dhe për ti thënë jo ologarkisë.

Duke e quajtur Fierin kryeqendrën e socialistëve dhe progresistëve, Meta shprehu bindjen se ata do t’i jepnin mbështetjen LSI-së, pasi nuk mund të mbështesnin ata që i tradhtuan dhe mashtruan.

“Në këtë shesh nuk janë vetëm anëtarët e LSI-së, por këtu janë më tepër, janë të gjithë qytetarët e ndershëm të Fierit që u mashtruan nga Rilindja, sepse e kuptojnë se ‘mavia’ punoi për oligarkinë e xhepat e saj”, deklaroi Meta.

Meta tha se rilindja është braktisur për shkak të tradhtisë e pabesisë. “Duke e ndjerë humbjen që e pret, i bën thirrje Partisë Demokratike për t’a ndihmuar nga uragani mbarërinor e mbarëpopullor që mbështet LSI-në”, u shpreh Meta

Sipas tij, mavia do të iki një herë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë që përfaqëson drejtimin më të vjetër e më antipopullor, shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë e përjashtues ndaj të rinjve e të rejave.

Rilindja, tha ai, është në shërbim të oligarkisë e një grupi të vogël biznesmenësh të mëdhenj, ndërsa me taksat e larta ka shkatërruar biznesin e vogël e të mesëm si dhe ka cënuar standardin e jetesës për shtresën e mesme.

“LSI do të fitojë se është partia e rinisë dhe në 25 qershor populli do t’i thotë jo pushtetit të mavisë, ndërsa rinia nuk do të ketë nevojë të largohet nga Shqipëria”, deklaroi Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se sot jemi të bindur për fitoren dhe kjo bindje vjen nga plani dhe drejtim i ri që duam t’i japim vendit e qarkut të Fierit në ve]anti.

“Fieri do të mund të bëhet me drejtimin e ri, kryeqyteti ekonomik i vendit. Taksat do të ulen me tre herë për ata që bëjnë biznes deri në 20 milionë lekë, 2 herë për bizneset me xhiro deri në 1 00 milion lekë dhe me 40 për bizneset em xhiro mbi 100 milionë lekë”, tha Vasili. Po ashtu ai renditi sektorët që do të kenë prioritet në programin e LSI-së. Bujqësia dhe turizmi, tha ai do të jenë motorët e zhvillimit të ekonomisë kombëtare e asaj familjare. Sipas Vasilit, Fieri me 74 km vijë bregdetare ka mbetur nën qeverisjen e Rilindjes kaq larg detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat