Zbulohet arsyeja, ja pse partitë nuk kanë dorëzuar emrat e komisionerëve

Shqipëria

Zbulohet arsyeja, ja pse partitë nuk kanë dorëzuar emrat e komisionerëve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 08:22
KQZ

Një ditë përpara zgjedhjeve, partitë politike nuk ka plotësuar vendet e tyre në qendrat e votimit me komisionerë, duke rrezikuar që të bllokojnë nisjen normale të votimit ditën e nesërme.

Pas alarmit disa ditor të KQZ-së, Shqiptarja u interesua pranë përfaqësuesve politikë të disa KZAZ-ve në gjashtë qarqet më të nxehta ku mungojnë komisionerët dhe mësoi se, partitë, nga frika se mos komisionerët do të shiten apo blihen nga kundërshtarët politikë, emrat do të mbahen surprizë deri ditën e fundit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, si në opozitë ashtu edhe në mazhorancë, se përfaqësuesit e partive do të ndryshojnë edhe në ato zona ku janë emëruar tashmë. Kodi Zgjedhor nuk ka ndonjë pengesë për moslejimin e zëvendësimit të komisionerëve, duke ju lënë dorë të lirë partive të ndryshojnë emrat në çdo moment, të sjellin individë të patrajtuar, e mbi të gjitha të ndikojnë si të duan procesin zgjedhor, të cilin edhe mund ta ngadalësojnë përmes të tilla manovrave.

LSI dhe PDIU thuajse janë të përfaqësuar në të gjithë vendin, teksa në Fier, Elbasan, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër, që “përleshja” elektorale është më e fortë, edhe PS dhe PD nuk kanë depozituar emra. Thuajse në të gjitha KZAZ-të problematike, është e dukshme mungesa e komisionerëve nga ana Partisë Republikane.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2015, Partia Republikane, në mungesë të njerëzve në të gjithë Shqipërinë u bë arsye që votimi të fillonte me vonesë në disa zona. Edhe dje, KQZ ka ngritur alarmin për këtë situatë, përmes një deklarate të zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

“Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit.  Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.  Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16  KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”- tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së. Konkretisht: në qarkun Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve në KZAZ numër 2 PS,PD,PR. Në KZAZ PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Në KZAZ 4 mungojnë emrat e PD dhe PS. Në KZAZ 5 PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Në Qarkun Lezhë, nuk ka emëruar anëtarët e KQV-ve në KZAZ 12 dhe 13 Partia Republikane.

Në Qarkun Elbasan, në KZAZ 47-48-50- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionarët, ndërsa në KZAZ 49 mungojnë komisionerët e PD.

Në qarkun Durrës, KZAZ 21 mungojnë përfaqësuesit e PD, LSI, PS, PR, ndërsa në KZAZ 22, 23, 24 PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Në qarkun Fier, pranë KZAZ 56 mungojnë emrat e PD dhe PR.

Qarku Korçë  ka probleme vetëm në KZAZ 67, ku PD, PS, dhe PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengesë për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionarë të QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve. 
 
Zonat ku mungojnë komisionerët

1- Qarku Shkodër

KZAZ 2     Mungojnë emrat e PS,PD dhe PR

KZAZ 3     Mungojnë emrat e PR

KZAZ 4     Mungojnë emrat e PD dhe PS

KZAZ 5     Mungojnë emrat e  PD, PS dhe PR

2- Qarku Lezhë

KZAZ 12    Mungojnë emrat e PR

KZAZ 13    Mungojnë emrat e PR

3- Qarku Elbasan

KZAZ 47-48-50 Mungojnë emrat e PD, LSI, PS dhe PR

KZAZ 49    Mungojnë emrat e PD

4- Qarku Durrës

KZAZ 21    Mungojnë emrat e PD, LSI, PS dhe PR

KZAZ 22, 23, 24 Mungojnë emrat e PR

5- Qarku Fier

KZAZ 56    Mungojnë emrat e PD, PR,

6- Qarku Korçë

KZAZ 67    Mungojnë emrat e PD, PS, PR

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat