Sot heshtje zgjedhore, por Rama e ka një mesazh për gjithë shqiptarët

Shqipëria

Sot heshtje zgjedhore, por Rama e ka një mesazh për gjithë shqiptarët

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 09:14
Edi Rama

Nuk e ka prishur rutinën e mesazhit të mëngjesit kryeministri Edi Rama, teksa uron gjithë shqiptarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Me një video postuar në faqen e tij në FB, me imazhe nga gjithë vendi, Rama ka uruar Miremengjes.

Sipas Kodit Zgjedhor, një ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve, nuk lejohet asnjë apo subjekt te bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

“MIRËMËNGJES ????dhe ju uroj një të shtunë sa më të qetë”- shkruan Rama, duke u treguar i kujdesshem per thirrje elektorale, e duke shmangur edhe simbolet partiake ne postim, por duke dëshmuar gjithsesi me pamje ndryshimin dhe punët e bëra gjatë 4 vjeçarit të qeverisjes se tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat