Ja ku mund të dënohet çdo rast abuzimi për zgjedhjet

Shqipëria

Ja ku mund të dënohet çdo rast abuzimi për zgjedhjet

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Në këtë portal elektronik ju mund të denonconi çdo rast të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë procesit te numërimit vihet në dispozicion të qytetarëve.

Zyra e zëvendëskryeministres, njofton publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017,  e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë  me qëllim  referimin e  rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë procesit te numërimit.

“Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve”-thuhet ne njoftim.

 Sipas saj, zëvendëskryeministrja siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero  ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat