Zgjedhjet në Shqipëri, kaq persona kanë të drejtë vote

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri, kaq persona kanë të drejtë vote

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 13:02
Zgjedhjet në Shqipëri, foto arkiv

Në zgjedhjet e 25 Qershorit janë regjistruar vetëm 18 parti politike, të cilat kanë edhe listat për kandidatët për deputet. Për herë të parë në këto zgjedhje subjektet politike nuk do të konkurrojnë me anë të koalicioneve politike, por më vete. Në total KQZ-ja ka listuar 3,452,290 votues, ku mbi 1,7 milionë janë meshkuj dhe po aq, mbi 1,7 milionë janë femra.

Qarku Berat ka 7 mandate, dhe në total ka 180.618 votues.

Qarku Durrës ka 14 mandate dhe 337,144 votues;

Qarku Elbasan ka 14 mandate  dhe 336,969 votues,

Qarku Fier ka 16 mandate dhe në total janë 392,299 votues;

Qarku Gjirokastër ka 5 mandate dhe në total 123,831 votues;

Qarku Korçë ka 11 mandate dhe në total ka 280,473 votues;

Qarku Tiranë ka 34 mandate dhe 849,021 votues;

Qarku Vlorë ka 12 mandate dhe ka 308, 030 votues;

Qarku Kukës ka 3 mandate dhe ka 81,108 votues

Qarku i Dibrës 6 ka në total ka  mandate 131,313 votues

Qarku Lezhë ka 7 mandate dhe ka 167,756 votues

Qarku Shkodër ka 11 mandate dhe ka 263, 728 votues

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat