Frroku lejohet të votojë, Dritan Dajti heq dorë

Shqipëria

Frroku lejohet të votojë, Dritan Dajti heq dorë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 14:36
Mark Frroku

Një ditë nga data e zgjedhjeve, ish deputeti Mark Frroku lejohet të votojë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës sot, 24 qershor.

Mark Frroku do të votojë në qendrën e votimit nr 1967 në burgun 302.

Ndërkohë i dënuari tjetër Dritan Dajti ka hequr dorë nga kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur gjithsej 81 kërkesa për lejim votimi nga të cilat 53 janë në gjykim; 25 janë pranuar, 1 për kthim aktesh; një kërkesë është rrëzuar ndërsa një është pushuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat