Zarfe me para dhe lista votuesish, qytetarët bllokojnë në Vorë militantët që po blinin vota

Shqipëria

Zarfe me para dhe lista votuesish, qytetarët bllokojnë në Vorë militantët që po blinin vota

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:36
Zarfe me para dhe lista votuesish

Burimet tejet të besueshme tëksa sjellin fotot pohojnë se persona që lëviznin me makinë, (më poshtë edhe patenta e drejtuesit të mjetit) kishin mbushur zarfet me para dhe me lista votuesish në dorë po blinin vota për LSI-së (siç duket dhe në fotot e mëposhtme).

Ajo që është e paprecedentë në gjithë këtë ngjarje të rëndë është se blerësit e votës nuk i ka kapur policia, por vetë qytetarët, të cilët mesa duket këtë radhë janë ndërgjegjësuar dhe i kanë dalë vetë për zot votës.

Këtë e ilustron perfekt rasti në fjalë.

Kapet me çantën plot para për blerje votash, pranga doganierit të LSI-së

Një ditë para zgjedhjeve, policia ka arrestuar një doganier të Vermoshit në Shkodër, të cilit i janë gjetur para dhe lista votuesish, gati për t’u përfshirë në aksionin e blerjes.

“Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues ne fshatin Kullaj , me detyre doganier ne doganen e Vermoshit , se bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, ku më tej detajohet se  “në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe,  të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe”, informon policia e Shkodrës.

Dhe, duke iu referuar setit të fotove të publikuara prej tij në FB, konstatohet se Bushaj i përket strukturave të LSI-së në Shkodër.

E gjithë fushata u shoqëruar nga përfoljet se kjo parti po hedh mijra euro në këmbim të votave.

Image
Zarfe me para dhe lista votuesish
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat