Sadije Berisha: Njerëzit në Shqipëri votojnë si dele

Shqipëria

Sadije Berisha: Njerëzit në Shqipëri votojnë si dele

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:16
Sadije Berisha

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook” për votuesit shqiptarë. Përmes një foto ku paraqitet një turmë delesh, ajo nënvizon se njerëzit në vendin tonë votojnë pa baza dhe pa njohuri. Ajo shprehet se asnjë prej liderëve nuk ka qëllim të ardhmen e qytetarëve.

Statusi i Sadijes

Nesër është ditë votimesh në Shqipëri: fatkeqësisht shumica- nuk do votojnë për program – ata nuk i dinë qëllimet e vërteta të liderit që votojnë

– ata nuk njohin asnjë lider personalisht – ata besojnë verbërisht atë çka i ushqen media dhe premtimet boshe të liderëve.

– ata ndjejnë nevojën ti përkasin një grupi, ngjyre, apo kauze, se nevoja për të qenë pjesë e një tribuje është pjesë e ADN tonë.

– ti përkasësh një grupi për t’i adresuar fajet për dështimet dhe varfërinë e tyre grupeve të tjera

– pa e kuptuar që kjo është ajo ç’ka duan liderët në mënyrë që te kenë pushtet mbi ta

asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre s’duan t’ia dinë për të ardhmen e Shqipërisë.

– ata shqetësohen për pushtetin e tyre që do të thotë para dhe vice versa. Ata pak që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot. Pjesa tjetër fatkeqësisht do vazhdojë të ndjekë turmën e verbër dhe injorante drejt qendrave të votimit me mendimin se po ndryshojnë të ardhmen e tyre.

Nuk po e bëjnë. Ata thjesht po zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri. Zoti ju bekoftë ( mëshiroftë ?)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat