Krimi zgjedhor, Shella: Numri i të pushuarve pritet të rritet pas zgjedhjeve

Shqipëria

Krimi zgjedhor, Shella: Numri i të pushuarve pritet të rritet pas zgjedhjeve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:42
Gerti Shella, Gazmend Bardhi, Mirela Karabina

Deri më sot numri i të pushuarve nga puna i punonjësve të administratës shtetërore ka 100 persona, por ai do të rritet në ditë në vijim. Drejtori i institutit shqiptar për zhvillimin e sistemit të zgjedhjeve Gerti Shella në prezantimin e raportit për situatën e krimit zgjedhor veçoi se promotorë të shkarkimeve janë marrë kryesisht nga ministrat teknikë, Gazmend Bardhi, Mirela Karabina dhe Xhulieta Kërtusha.

Shella: Numrin më të madhe të kallëzimeve e zënë ato vepra që kanë të bëjnë me shpërdorimin e figurës së zyrtarit publik në fushatën zgjedhore e parashikuar kjo nga neni 328 A i kodit penal. Në total numërohen 30 shtetas të kallëzuar penalisht, kjo shifer mund të jetë me lartë në ditët në vijim pasi pritet përfundimi i hetimeve për një numër të lartë punonjësish. Në shumicën e vendeve të punës së mbetur vakant janë emëruar menjëherë personel, nga titullarët që kanë bërë shkarkim.

Konstitucionalisti Kristaq Kume veçoi se rolin e administratës zgjedhore duke theksuar se ndaj saj ka nivel të lartë mosbesimi nga partitë, fakt që shton presionin psikologjik dhe politik ndaj tyre.

Kume: Niveli i lartë për mosbesimin e shprehur nga parttië politike në administratën zgjedhore vlerësojmë se po ndikoin ndjeshëm në krijimin e një situate pune jo normale për këtë administratë

Deri tani 43 punonjës janë shkarkuar, 55 janë proceduar,2 janë pezulluar dhe 2 titullarë kanë dhënë dorëheqjen. Ndër figurat më të lartë të denoncuara janë kryeministri  Edi Rama, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe ai i Vlorës Dritan Leli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat