LSI: Denonconi këdo që ju kërcënon për votën , ja numri

Shqipëria

LSI: Denonconi këdo që ju kërcënon për votën , ja numri

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:16
Ilustrim

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel qytetarëve që të denoncojnë të gjitha format e shkeljes së ligjit që mund të hasin gjatë procesit zgjedhor, të dielën më 25 qershor.

Për këtë, LSI ka vënë në dispozicion edhe një numër telefonit.

“Denonco çdo formë presioni, kërcënimi dhe tentative për të blerë vota nga policët e rilindjes me apo pa uniformë!

Numri +35544506040 ju vihet në dispozicion nga Lëvizja Socialiste për Integrim të gjithë shqiptarëve, që të denoncojnë këdo që i kërcënon e presionon për votën”, - shkruhet në faqen zyrtare të LSI-së në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat