Ministri i PD zbulon zonat problematike me kanabisin

Shqipëria

Ministri i PD zbulon zonat problematike me kanabisin

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:48
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili u emërua pas marrëveshjes së 18 majit mes PS-PD deklaroi se Policia e Shtetit është angazhuar shumë për zerimin e rasteve të mbledhjes së kanabisit.

I ftuar në në News24, Demiraj tha se zonat më problematike janë Dukagjini dhe Malësia e Madhe.

"Jemi drejt zerimit të problemit. Kemi pasur të gjitha angazhimet me strukturat. Me policinë dhe bashkitë e ndryshme kemi pasur bashkëpunime. Në këtë drejtim kemi pasur sukses të madh. Kemi pasur asistime nga Guardia Di Financia", tha ministri.

Zonat më problematike? "Ka ndryshime drastik. Problematike mbetet Dukagjini dhe Malësia e Madhe", përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat