Policia e Shtetit paralajmëron - Ja aparatët që po shpërndahen për fotografimin e votës

Shqipëria

Policia e Shtetit paralajmëron - Ja aparatët që po shpërndahen për fotografimin e votës

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:59
ilustrim

Policia e Shtetit ka reaguar sot për rastet e shit-blerjes së votës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se disponon  informacion të mjaftueshëm se elementë të caktuar kanë në përdorim dhe shperndarë aparate me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën si dëshmi për votën e blerë.

Policia e Shtetit thekson “se do të jetë shumë e ashpër për ndëshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur në kohe çdo eventualiteti. Nën mbikqyrje po mbahen elementë me tendecë blerjen e votës, në procesin e 25 Qershorit”

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar që ka rënë pre e tentativës për shit-blerjen e votës të heqë dorë në kohë nga ky aktivitet kriminal, pasi do të perballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit thekson se mbetet e vendosur për të garantuar, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e tjera ligjzbatuese, një proces zgjedhor të qetë dhe të drejtë.

“Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve”, mbyll njoftimin  Policia e Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat