Në Elbasan temperaturat arrijnë në 41 gradë - Bota Sot
Në Elbasan temperaturat arrijnë në 41 gradë

Shqipëria

Në Elbasan temperaturat arrijnë në 41 gradë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 19:13
Elbasan

Temperatura përvëluese në Elbasan. Dje në këtë qytet është regjistruar dita më e nxehtë. Termometri ka shënuar deri në 41.5 gradë celsius. Por në disa pika edhe më shumë.

Një ditë para zgjedhjeve, qyteti ka qenë pothuaj i zbrazur. Mjaft shtetas i janë drejtuar plazhit dhe pikave turistike. Edhe gjatë ditës së sotme  janë parashikuar temperatura të larta. Subjektet politike i frikësohen faktit se, nëse edhe nesër do të jetë si sot, mjaft shtetas mund të hezitojnë të shkojnë në votime. Njoftohet se në qendrën spitalore janë shtuar rastet e goditjes nga dielli dhe atakut kardiak. Ndërsa në pediatri ka dyndje të rasteve të vogëlushëve të prekur nga virozat e stinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat