Zgjedhjet, numri 2 i qeverisë takon Çakon: I rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve

Shqipëria

Zgjedhjet, numri 2 i qeverisë takon Çakon: I rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 19:53
Grupi i Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh për menaxhimin e procesit zgjedhor

Një ditë para mbajtjes së procezit zgjedhor në vend, Zv/Kryeministrja, Ledina Mandia, viziton Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Mandia u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili e informoi me ecurinë e zbatimit të masave deri në këto momente të mara nga Policia e Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor. Mandia dhe Çako, kanë vizituar Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, që është ngritur për menaxhimin e  procesit zgjedhor, dhe marrjen në kohë reale të çdo informacioni për çdo qëndër votimi që ka të bëjë me Policinë e Shtetit. Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, ka njohur zv/Kryeministren me masat e mara që nga fillimi i procesit e deri në këto momente, si dhe me Programin e  Menaxhimit të Shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.

“Këtu aktualisht kemi një sistem elektronik të dizhitalizuar të të dhënave për vendosjen e policisë dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo. Nëpërmjet këtij programi do të kontrollojmë online duke marrë informacion në kohë reale edhe për qendrën e votimit më të largët”, tha Çako. 

Ndërsa Mandija vuri në dukje bashkëpunimin që ka patur me policinë e shtetit në lidhje me denoncimet e shumta që janë bërë. 

“Me Policinë e Shtetit kemi patur bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ndryshme të cilat kanë ardhur nga subjekte elektorale por dhe qytetarë, që kanë pretenduar për raste shit-blerjeje të votës, apo të intimidimit të tyre, apo të presionit të ushtruar për të marrë në një mënyrë ose tjetër kartën e identitetit pra tentativë për të blerë votën. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe zbardhja përmes referencave përkatëse të cilat pastaj i referohen organit të prokurorisë në qoftë se do të ketë raste. Pra unë e shoh me shumë interes këtë”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat