Qytetari dixhital denoncon te Berisha: Ja pallatet pa leje që po ndërtohen nga qeveritarët

Shqipëria

Qytetari dixhital denoncon te Berisha: Ja pallatet pa leje që po ndërtohen nga qeveritarët

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 00:07
Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet “Facebook”-ut qeveritarët, që sipas tij po ndërtojnë në rërë pallate pa leje në Qerret të Kavajës.

Qytetari dixhital i ka bërë një mesazh deputetit të Partisë Demokratike, ku shpreh shqetësimin për ndërtimet pa leje, si dhe prishja e qetësisë së pushuesve.

Mesazhi i plotë i qytetarit dixhital, dërguar Sali Berishës:

Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat