Parashikimi i motit, ja se në ç'pjesë të ditës do të nisë "dimri"

Shqipëria

Parashikimi i motit, ja se në ç'pjesë të ditës do të nisë "dimri"

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 08:23
Ilustrim

Territori vijon në kushtet e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore dhe verilindore.

Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat lindore ku do të ketë edhe vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të mëngjesit por një rritje të lehtë të temperaturave, do të sjellë mesdita.

Temperatura maksimale nuk do t’i kalojë 31 gradët celsius në Tiranë, ndërsa vlerat më të ulëta do të jenë rreth 20 gradë celcius po në kryeqytet. Në zonat malore temperaturat ndryshojnë në pak gradë, përkatësisht në 26 deri në 14 gradë celcisus.

Era do të fryjë kryesisht mesatare duke arritur shpejtësinë prej 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat