Denoncimi, skandal me pallatet e “qeverisë” në Qerret

Shqipëria

Denoncimi, skandal me pallatet e “qeverisë” në Qerret

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:19
Ish- kryeministri Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon ndërtimin e pallateve të jashtëligjshëm në Qerret nga ana e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas mesazhit të mbërritur në adresë të berishës pallatet po ndërtohen shumë pranë bregu, në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.

Keto jane pallatet pa leje te qeveritareve qe po ndertohen ne rere gjate kesaj vere ne Qerret, ne shtetin e Norieges!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

"Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat