Sondazhet ndërkombëtare, shqiptarët të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës

Shqipëria

Sondazhet ndërkombëtare, shqiptarët të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:55
Edi Rama

Sondazhet e institucioneve ndërkombëtare që janë bërë në Shqipëri, tregojnë një popull të zhgënjyer nga qeveria e tanishme, dhe sidomos me sukseset e supozuara të saj.

Të pyetur në lidhje me ekonomin, rreth 73 për qind e tyre mendojnë se ajo është përkeqësuar pas 3 viteve të Edi Ramës në pushtet.

E ndërsa sondazhi në lidhje me sistemin politikë, doli se shqiptarët do të preferonin më mirë një sistem autoritar se sa këtë sistem demokratikë që aplikohet në Shqipëri.

Më poshtë janë disa nga  përfundimet e sondazhit, të bërë nga specialistët e Bankës Europiane për Zhvillim:

1 -73 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar ose ka mbetur njësoj, krahasuar me 4 vite më parë. Vetëm 27 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike është përmirësuar.

2 -70 për qind e shqiptarëve shprehen se situata politike në vend është përkeqësuar ose ka mbetur në të njëjtat nivele, krahasuar me katër vite më parë. Vetëm 30 për qind shprehen se situata politike është përmirësuar.

3 -79 për qind e popullsisë që përfiton nga ndihma ekonomike shprehet e pakënaqur nga ky shërbim shtetëror.

4 -Vetëm 37 për qind e popullsisë janë të kënaqur me shërbimin e gjykatave, ndërsa 63 për qind të tjerë shprehen se ky sektor ka nevojë të përmirësohet ndjeshëm.

5 -53 për qind e popullsisë janë të kënaqur më shërbimin publik shëndetësor, ndërsa 47 për qind të tjerë, me gjithë reformat e qeverisë në këtë sektor, shprehen të pakënaqur.  56 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të paguajnë taksa shtesë apo më të larta, në rast se këto të ardhura shkojnë për përmirësimin e shërbimit publik shëndetësor.

6 -Rreth gjysma e popullsisë në Shqipëri preferojnë demokracinë dhe ekonominë e tregut, mbi çdo formë tjetër sistemi politik apo ekonomik. Megjithatë rreth 31 për qind shprehen se një sistem autoritar apo ekonomia e planifikuar mund të jetë zgjidhje më e mirë në disa raste të veçanta.

7 -Më pak se gjysma e popullsisë mund të përballojë një javë pushime në vit.

8 -52 për qind e popullsisë janë të pakënaqur me infrastrukturën rrugore.

9 -Rreth  20 për qind e shqiptarëve janë përballur të paktën një herë me korrupsionin e zyrtarëve publikë.

10 -Rreth 75 për qind e shqiptarëve mendojnë se emigrantët janë kontribuues të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.

11 -Vetëm 44 për qind e popullsisë beson se liria e fjalës dhe shprehjes respektohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat