Vizat/Këshilli Evropian ka miratuar rregulloren për rishikimin e vizave, ja rastet kur rikthehen

Shqipëria

Vizat/Këshilli Evropian ka miratuar rregulloren për rishikimin e vizave, ja rastet kur rikthehen

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Më 27 shkurt 2017, Këshilli Evropian ka miratuar një rregullore për të rishikuar atë që quhet mekanizmin e pezullimit që mund të zbatohet për të gjitha marrëveshjet ekzistuese për liberalizimin e vizave.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve  është forcimi i mekanizmit të pezullimit, duke i lehtësuar punën shteteve anëtare të njoftojnë rrethanat që mund të çojnë në një pezullim liberalizimit të vizave.

Përdorimi i mekanizmit gjithashtu do të lehtësohet duke shkurtuar periudhat e referencës dhe afatet kohore për të lejuar që një procedurë pezullimi të jetë më e  shpejtë. Në veçanti, periudha e referencës për krahasimin e rrethanave që çuan në pezullimin me situatën gjatë vitit të mëparshëm ose përpara liberalizimit të vizave është shkurtuar nga gjashtë në dy muaj.

Por a mund të shkaktohet pezullimi i liberalizimit të vizave nga një shtetë i vetëm? Edhe kësaj pyetje i jep përgjigje Këshilli Evropian.

Pezullimi mund të shkaktohet edhe nga një njoftim i një shteti anëtar ose nga Komisioni. Nëse një shumicë e thjeshtë e shteteve anëtare njofton, Komisioni do të duhet të miratojë një vendim zbatues për pezullimin e përkohshëm të përjashtimit nga kërkesa për vizë për kategori të caktuara të shtetasve të vendit të tretë të interesuar për një periudhë prej 9 muajsh. Gjatë kësaj periudhe, Komisioni do të krijojë një dialog të zgjeruar me vendin e tretë në fjalë për të korrigjuar rrethanat në fjalë.

Rrethanat specifike që mund të çojnë në një rikthim të vizave mbulojnë një rritje të konsiderueshme dhe të papritur të numrit të migrantëve të parregullt, kërkesave të pabazuara për azil ose kërkesave të refuzuara të ripranimit.

Nëse rrethanat vazhdojnë edhe pasi ka filluar dialogu, Komisioni miraton një akt të deleguar që pezullon përkohësisht heqjen e vizës për një periudhë të mëtejshme prej 18 muajsh, për të gjithë shtetasit e vendit të tretë në fjalë. Para përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së aktit të deleguar, Komisioni do t’i paraqesë një raport Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Ky raport mund të shoqërohet me një propozim legjislativ për të transferuar referencën në shtetin e tretë në fjalë nga Shtojca II (vendet pa viza) në Aneksin I (vendet të cilëve u duhet një vizë për të hyrë në zonën Shengen).

Është futur një mekanizëm monitorimi me qëllim të sigurimit që vendet e treta të cilat kanë marrë përjashtimin e vizave pas një dialogu të liberalizimit të vizave vazhdojnë të përmbushin kriteret që ishin bazë për dhënien e statusit pa viza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat