Kush është Rudin Çalliku, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

Shqipëria

Kush është Rudin Çalliku, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:30
Rudin Çalliku

Rudin Çalliku është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Mbi 44 – vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash si armëmbajtje pa leje, vjedhje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në tentative si dhe krimet kundër pasurisë dhe skllavërim dhe dhunë seksuale.

Çalliku për bizneset e tij zgjodhi veriun e Italisë, Vicenzan.  

Rudin Çalliku për herë të parë u arrestua në vitin 1994  në moshën 21 vjeçarenga agjentët e Bericia, pasi akuzohej për vjedhje.

Rudin Çalliku më vonë krijon një rrjet prostitucioni dhe u bë “koka” e rrjetit, ku dallohej për një njeri pa mëshirë. Në vitin 2000 ai ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj një femre të cilës i ka prerë ligamentet e këmbës, raportojnë mediat italiane.

Ai u arrestua në vitin 2001 nga policia e Trevisos për shfrytëzim prostitucioni, skllavërimin ‘dhe dhunës seksuale, ku gjykata tha masën arrest shtëpie.

Më vonë Çalliku nis dhe trafikun e drogës duke u bërë kështu një person i rrezikshëm për shtetin italian.

Çalliku zhduket nga radarët e hetuesve të Vicencës dhe nga drejtësia italiane.

Ai kthehet në Shqipëri dhe më pas arrestohet në 30 Janar 2014 nga policia e Shijakut, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në 26 qershor të vitit  2012. Çalliku kërkohej nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi gjykata e Genovas kishte nisur hetimet ndaj tij që në vitin 2002 për veprat penale të trafikut të drogës, tentativës së vrasjes dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës së tyre për kapjen  e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e djeshme kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Ditën e mërkurë 23 Gusht 2017 është bërë arrestimi i tij në Shijak, pasi Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë,  pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl,datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën  penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal italian. Maksimumi I dënimit është 24 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat