Aplikantët për në universitet, Ministri e Arsimit publikon kuotat e lira

Shqipëria

Aplikantët për në universitet, Ministri e Arsimit publikon kuotat e lira

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim

Me anë të një deklarate për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanjoftuar të gjithë aplikantët që konkurojnë në programe të ndryshme të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë se sot Qëndra e Shërbimeve Arsimore është duke i përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana tyre:

1. Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit.

2. Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
3. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
4. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
5. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore.
6. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr 346 datë 19.4.2017.
7. Indekset e profileve të shkollave të mesme.

MAS bën me dije se për këtë vit akademik numri i aplikantëve në raundin e parë është 25.822 maturantë.

Kuota të lira në total për studentët brenda vendit janë 32.268 nga të cilat në universitetet publike 22.897, ndërsa në universitetet jo publike 9.371.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat