Surpriza e Edi Ramës për ministrat e rinj, ja çfarë ka planifikuar të bëjë

Shqipëria

Surpriza e Edi Ramës për ministrat e rinj, ja çfarë ka planifikuar të bëjë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:58
Edi Rama

Qeveria e re e Edi Ramës do të ketë një strukturë të re, një strukturë, që do të lërë gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “me gisht në gojë”, siç thotë fjala e urtë popullore.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Prokurimeve Publike, një strukturë e panjohur më parë në qeverisje, që do të mbledhë gjithë procedurat e tenderave të çdo institucioni që menaxhon para publike, në duart e një njeriu të vetëm, organ që do të ketë zyrën në selinë e kryeministrisë, dhe do të jetë në varësinë e kryeministrit.

Burime të besueshme I thanë newsbomb.al se struktura e re e Prokurimeve Publike do të varet nga sekretari Ii përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi.

Përfundimisht, ministritë do të bëjnë planet e tyre vjetore për nevojat që kanë, por tenderat, nuk do të realizohen në asnjë prej këtyre dikastereve.

Burimet i thanë newsbomb.al, se ministritë mund të kenë nevojë për letra e lapustila, prodhime kancelarie, apo printera; siç mund të kenë nevojë policët e ushtarët për veshmbathje, apo edhe të burgosurit e spitalet për çarçafë e veshje; nevojat mund të jenë për blerje armatimesh apo për blerje makinash….por edhe për çdo lloj blerjeje tjetër.

Por, asnjë nga ministrat, apo stafet përkatëse, nuk do të menaxhojë asnjë tender. Të gjitha do të bëhen në drejtorinë e Prokurimeve Publike në varësi të kryeministrit.

Edi Rama nuk ishte njohur me këtë ide të re deri një muaj më parë, kohë kur takoi kryeministrin kroat. Dhe siç informojnë burimet e besueshme newsbomb.al, një ndër çështjet për të cilat është diskutuar, ka qenë edhe riorganizimi I qeverisë, por edhe procedurat e tenderave dhe mënyrat sesi mund të shmanget korrupsioni. Kryeministri kroat e ka njohur me idenë e Kroacisë, ku tenderat zhvillohen jo nga cdo institucion, por vetëm në një vend.

Edi Ramën e ka tërhequr shumë kjo ide dhe nuk ka ngurruar të kërkojë ndihmën e homologut për të trajnuar personel shqiptar në mënyrën sesi Kroacia po ecën me këtë procedurë. Dhe kryeministri kroat ka pranuar që njerëz nga Shqipëria të shkojnë në Kroaci, (dhe janë ende aty) për të marrë eksperiencën e nevojshme për të krijuar strukturën e re në Shqipëri.

Dhe njeriu është zgjedhur. Sigurisht është prapë një grua, dikur pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama dhe sot në stafin e tij në qeveri. Kjo grua do të bëjë “zap” tenderat e gjithë buxhetit të shtetit.

S’ka më nevojë për ndërhyrje dhe miq, as për komisione e përqindje, as për të gjetur njerëz apo për të paguar ministra…Tani, ka një mënyrë më të ndërlikuar për të përfituar tenderat e radhës, pa meritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat