"Italia shkruan për Syrin e Kaltër", komentuesi- Ramës: Edhe shumica e Shqipërisë rri pa ujë

Shqipëria

"Italia shkruan për Syrin e Kaltër", komentuesi- Ramës: Edhe shumica e Shqipërisë rri pa ujë

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 09:03
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në profilin e tij në rrjetin social, të një artikulli për Syrin e Kaltër, i bërë nga një media italiane.

Kryeministri i thotë ndjekësve të tij mirëmëngjes, por shumë prej komentuesve i kanë kujturar kreut të qeverisë që, teksa Syri i Kaltër është një mrekulli e vërtetë, për të shkuar drejt kësaj mrekullie do duhet të përballesh me një rrugë makthi.

Disa komentues të tjerë janë shprehur se Syri i Kaltër ka ujë shumë të bukur, por ndërkohë shumica e Shqipërisë vuan ende nga mungesa e ujit të pijshëm, një problematikë të cilën vetë Rama e ka publikuar përmes raporteve që kanë dalë nga dëgjesat e zhvilluara me qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat