Fluks i madh drejt Ulqinit

Shqipëria

Fluks i madh drejt Ulqinit

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Në kufirin Shqipëri- Mali i Zi, konkretisht në vendkalimin Muriqan, po vazhdojnë kolonat e gjata, si pasojë e mësyrjes së madhe të pushuesve drejt bregdetit të Malit të Z,i në Ulqin.

Kolonat tregojnë se drejt Ulqinit ka një fluks të madh udhëtarësh në këto ditë të nxehta të vitit. Prej andej raportohet se edhe sot ka kolona të gjata në këtë vendkalim.

Vendkalimimi në Muriqan shfrytëzohet nga kosovarët për të shkuar në bregdetin e Malit të Zi, ndërsa fluksi i pushuesve në muajin korrik dhe gusht gjithmonë është më i madhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat