Rama- ambasadorëve shqiptarë: Kemi bërë një vrimë në ujë, unë mbaj përgjegjësi për...

Shqipëria

Rama- ambasadorëve shqiptarë: Kemi bërë një vrimë në ujë, unë mbaj përgjegjësi për...

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 11:52
Edi Rama

Zyrtarisht kryeministri Edi Rama ka mbaruar pushimet dhe takimin e tij të parë e ka kryer me të gjithë ambasadorët shqiptarë, aty ku ka pranuar një “faj” të qeverisjes së tij 4 vjeçare.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria 4 vjeçare e të majtëve ka dështuar ashtu si qeveritë e tjera që ta kthejë shërbimin e jashtëm dhe diplomacinë në një faktor të fortë ekonomik. Madje kryeministri ka folur hapur duke ngritur një pyetje retorike drejtuar ambasadorëve.

“E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë”- ka deklaruar Rama.

Por nga ana tjetër, Rama ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të bëhen përpjekje madhore, ku shërbimi i jashtëm dhe të gjitha institucionet e Ministrisë së Jashtme, do të jenë po aq përgjegjëse për ekonominë e vendit, duke u bërë faktor në sjelljen e investimeve e arritjeve të llojeve të tjera ekonomike.

“E kam kërkuar këtë takim të posaçëm dhe çësht e drejta të vonuar, pas disa kohësh që dua të shtjelloj një temë me rëndëis të veçantë, të lënë veçanërisht pas dore në tërë vitet e tranzicionit të shërbimit të jasdhtë shqiptar, ku 4 vitet e fundit fatkeqësisht nuk bëjnë përjashtim... roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë.

Kjo temë kërkon një reflektim të thellë, një shoshitje të imtë pikëpamjesh e mendimesh, një projekt të plotë dhe një plan të mirëkalkuluar. Unë këtu sot mund të bëj vetëm çeljen e njëe vazhde të domosdoshme konsultimesh që ky digaster duhet të ndërrmarë.

Dua ta nis duke bërë të qartë një gjë, padfyshim përgjegjësia për mungesën e shërbimit të jashtëm në raportin me ekonominë e vendit, bie mbi shumë aktorë e shumë faktorë.

E para arsye është padyshiom vëmendja krejt periferike e ministrisë së jashtme ndaj diplomacisë ekonomike dhe kjo është e para gjë që do duhet të ndryshojë. Një takim të ngjashëm e pat bërë edhe të hapur për mediat 15 vite më parë kryeministri Fatos Nano, ai e pati ngritur zërin me ndonjë koleg tuajin, mund të ketë qenë edhe ndonjë prej ty.

Por asgjë nuk ka ndryshuar më pas dhe pavarësisht nëse ka patur ndonjë përpjekje nga parardhësi im në këtë detyrë. Ekonomia e vendit është një fushë që ministria e jashtme smund ta konsiderojë asnjë ditë më tutje, jashtë sferës së përgjegjësisë së saj institucionale.

Jam unë i pari si kryeministër që mbaj një dobësi kaq të rëndë, sigurisht të adresuar për shumë vite, përfshi edhe 4 vitet e mandatit tonë.”-tha Rama

Një tjetër premtim i kryeministrit i është drejtuar vetë ambasadorëve shqiptarë, duke deklaruar se brenda mandatit, diferencat e mëdha të pagave që diplomatët shqiptarë kanë me kolegët e rajonit, do të zërohen.

"U kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin disa skenarë të rritjes së kontributit financiar për ju. Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”.-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat