Tjetër rast, 55 dasmorë përfundojnë në spital të helmuar

Shqipëria

Tjetër rast, 55 dasmorë përfundojnë në spital të helmuar

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

Një tjetër rast i helmimit masiv ka ndodhur këtë herë në Bulqizë. Siç bëjnë të ditur burime nga policia 55 dasmorë kanë përfunduar në spital të helmuar.

Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma.

Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren.

Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën.

Është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat