Dasmorët në Shijak nuk u helmuan nga ushqimi, pas ekspertizës pronari tregon çfarë ndodhi

Shqipëria

Dasmorët në Shijak nuk u helmuan nga ushqimi, pas ekspertizës pronari tregon çfarë ndodhi

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:51
Spital

Analizat toksikologjike kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim ushqimi të dasmorëve të shtruar pak ditë më parë në spitalin e Durrësit.

Kryeinspektoria e Inspektoriatit Shëndetësor, Xhaneta Saliu deklaroi se fakti që dasmorët janë ndjerë keq, nuk ka të bëjë me helmim të ushqimit. Sipas saj, Inspektoriati Shëndetësor dhe AKU-ja kanë kryer analizat toksikologjike dhe ka rezultuar që ato të

dalin negative. Në këto kushte, pas bllokimit disaditorë, pritet që restoranti të rifilloj aktivitetin e tij.

Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua ceremonia martesore. Durim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi.

Me garancinë e rezultateve të

analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondicioneri, i cili ishte graduar disa gradë nën normalen.

“E para e punës ne na ra si bombë. Lajmin e morëm vesh pas 24 orësh. Për mua ka qenë e pabesueshme, pasi ne punojmë të gjithë si familje. Është një biznes familjar. Kur e kemi parë në televizor ishte e pabesueshme, madje kur erdhi policia tek dera u tronditëm. Puna jonë nuk mund të jetë se: ‘Unë nuk kam faj’. Dje, mora përgjigjen e analizave. Ishte negative. Unë fajin ia kam vënë kondicionerëve. Ne atë natë bëmë një gabim, i kishim lënë shumë ulët. Madje e kam diskutuar edhe me kryekamerierin tim, pasi i thashë se mund të kemi ‘një problem’. Më shkau situata nga duart, faji është i imi. Kjo ndodh

kudo, ndodh në gjithë lokalet. Sot unë kam të drejtë të flas, se u bë gjithë kjo zhurmë”, tha Durim Kapo për ‘Neës24.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat