Reagon LSI: Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar

Shqipëria

Reagon LSI: Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 17:51
Petrit Vasili

"Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Kryeministrit".

Ky ka qenë komenti i kreut të grupit parlament Petrit Vasili në lidhje me një  nga debatet që së fundmi është ngritur nga akademiku, Artan Fuga.

Sot, kreu i qeverisë, Edi Rama reagoi pas letrës që Fuga i nisi disa ditë më parë, në lidhje me atë që sipas tij ndodh te Akademia e Shkencave, duke thënë se duhet reformim.

Ndërkohë që sipas LSI, “shkenca nuk ka nevojë për asgjësim, rrethim dhe izolim”.

“Shkenca ka nevojë për mbështetje, përkrahje, legjislacion të ri të përparuar dhe reformë të thellë. Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit pjellë e padijes dhe anti-shkencës”, përfundon reagimi i Vasilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat