"Shqipëria, me plazhet më të pista në Evropë, tjetër rekord i Noriegës"

Shqipëria

"Shqipëria, me plazhet më të pista në Evropë, tjetër rekord i Noriegës"

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Ish- kryeministri i vendit ka komentuar raportin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, sipas të cilës Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian, sa i përket cilësisë së plazheve.

Berisha thotë se ky është një rekord tjetër i zi i Norigës që fundos Shqipërinë duke e renditur ne vendin me plazhet me të pista në Evropë. Sipas Berishës kjo ka ardhur si pasojë e derdhjes së ujerave të zeza në det nga qytetet tona bregdetare si Saranda, Durrësi, Vlora, Ksamili.

Statusi i Sali Berishës

Nje rekord tjeter i zi i Norieges!

Ujerat e zeza te Sarandes, Durresit etj, fundosin Shqiperine ne vendin me plazhet me te pista ne Europe!Te dashur miq, Agjensia Europiane e Mjedisit, ne raportin e saj te botuar sot nga mediat, shpall Shqiperine me vendin e ujerave bregdetare me te pista ne Europe!Kete çmim turperues ja dhane Shqiperise derdhja e ujerave te zeza ne det nga qytetet tona bregdetare si Saranda, Durresi, Vlora, Ksamili etj, gje qe detyroi te largohen nga vendi qindra dhe mijra turiste qe kishin ardhur apo do vinin per te kaluar pushimet ne Shqiperi. Po shtoj ketu se nga 13 impiante te perpunimit te ujerave te zeza funksionojne vetem dy, sepse te tjerat bashkite nuk i perdorin pasi nuk duan te paguajne energjine elektrike per funksionimin e tyre.Kurse Impianti i perpunimit te ujerave te zeza te Tiranes, qe ndertohet me nje projekt dhe kredi japoneze, te siguruar nga qeveria e mepareshme, prej 120 milione dollaresh, ndonse eshte inaguruar fillimi i punimeve qe ne vitin 2014 dhe duhet te kishte perfunduar, eshte ne vendnumero njelloj si projektet tjera!Ky rekord i zi i botuar nga agjensia me prestigjoze e BE per mjedisin eshte nje standart turperimi qe nuk ka ekzistuar kurre me pare dhe nje goditje e rende per turizmin ne Shqiperi dhe reputacionin e vendit ne teresi! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat