Salianji ironizon Fugën: Entuziazmohet me “cicërimat” e Ramës

Shqipëria

Salianji ironizon Fugën: Entuziazmohet me “cicërimat” e Ramës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:14
Deputeti i ri i PD Ervin Salianji

Deputeti i ri i PD Ervin Salianji është përfshirë në debatin për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Referuar qëndrimeve të kryeministrit Rama dhe akademikut Artan Fuga, i cili së fundi ka qenë kritik i ashpër ndaj Ramës.

Deputeti Salianji ka deklaruar me ironi se “disa entuziazmohen që KM gjeti kohën të përgjigjet me dy cicërima ndërkohë që opozita me beteja në institucione, në mediume apo ne rrugë ka vite që po flet, me të madhe madje…Për voten e lire”.

Deklarata e tij vjen pasi akademiku Fuga i dha të drejtë Ramës i cili deklaroi ndërprerjen e fondeve për ASH, pas asaj që e quajti farsë zgjedhore.

Reagimi i Salianjit

Kryefarsa është Rama!

Pooooo zgjedhjet jane problemi, vota e lirë êshtë drama, këtë kemi thënë, për këtë lëshojmë britma dhe japim fakte, për këtë kemi bërê beteja dhe bëjme thuajse cdo ditë.

Nga deformimi i vullnetit tè zgjedhësve qofshin me shkollê apo jo, të varfer apo të pasur, studentë apo akademikë, lindin institucione tè deformuara që nuk japin llogari por sillen si pronarë të jetës së qytetarëve apo si pronarë të vetëm të dijes!

Fiks si sjellja e KM sot, si pronar dhe pa kërkuar asnjë provë e fakt ciceroi me dy rrjeshta dhe e zgjidhi problemin!! Në fakt vetëm komunikoi por nuk zgjidhi asgjë!

Po a mund të kerkojë zgjedhje të lira dhe të flase për parime një kryeminister me vota të blera. Që parim ka pasur blerjen e votes sipas statusit të personit, diku nje pallat një votë, diku një pallat një dalje në media, diku një tender, diku 200 euro për votë, diku nje vënd pune, diku rrahje dhe kërcenim për votë…a duhet të ketë reagim nga shoqêria dhe intelektualet për këtë apo meqë ia njohim veset KM duhet ti turremi opozites meqë ajo ka virtyt!

Një kryeminister që ka kanabizuar gjithê Shqiperinë me parcelat elektorale të bandave të tij për të blere dhe dhunuar votuesit!

Që përdori para pa fund për të blerë zgjedhësit aq shumë sa monedha Euro ra në minimumin historik brënda 2 muajve!!

A mund të zgjidhet prolemi nga KM që policinë e shtetit e përdor si seksion partie dhe i kërkon publikisht të aktivizohet në zgjedhje!!

A e zgjidh dot problemin apo e bën edhe mê keq, kryeministri që kërcënon votuesit të mos marrin pjese në zgjedhje se do ti prishen banesat, se do largohen nga puna, se do ti ndërpriten shërbimet apo se do degdiset në viset e askundit duke kerkuar jetë më të mirë se ketu ta nxin jetën qeveria!

Problemi janë zgjedhjet dhe vota e lirë!

Reformimi i institucioneve bëhet me propozime, me konsultime dhe me ligj dhe akte jo, me dengla facebooku për komunikim politik!

Bëni siç them une dhe mos bëni si bëj une thotë KM dhe disa entuziazmohen që KM gjeti kohën të përgjigjet me dy cicërima ndërkohë që opozita me beteja në institucione, në mediume apo ne rrugë ka vite që po flet, me të madhe madje…Për voten e lire!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat