Lutja e gjyqtares së vrarë para kolegëve...dhe si e lanë në baltë!!!

Shqipëria

Lutja e gjyqtares së vrarë para kolegëve...dhe si e lanë në baltë!!!

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 20:39
Fildes Hafizi

Thellohet skandali në drejtësi për rastin e gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ishte vënë në dijeni të situatës në të cilën jetonte gjyqtarja, që ish-burri tentoi ta vriste dhe që e kërcënonte cdo ditë.

Report Tv ka zbardhur procesverbalin e mbledhjes së KLD ku gjyqtarja kërkonte emërim në Tiranë ose Durrës pas kërcënimeve nga ish-burri.  Në procesverbalin e siguruar nga Shqiptarja.com në mbledhjen e KLD datë 10 shkurt 2017, gjyqtarja që u vra ka kërkuar që të emërohet në Tiranë ose Durrës. 

“Ju lutem më caktoni gjyqtare në Tiranë, Durrës ose Lushnje. Jam e divorcuar, burri më kërcënon, kam dy femijë të mitur dhe nënë me ishemi cerebrale” mësohet se është shprehur Hafizi. 

Rasti u prezantua në KLD nga anëtari Artan Broci, i cili kërkoi që të futet me procedurë të përshpejtuar, pasi në të kundërt do të ziheshin të gjitha vendet e magjistratëve në Tiranë dhe në Durrës. Por KLD rrëzoi kërkesën e Artan Brocit, që të futet në diskutim pa radhë, 8 anëtarë votuan kundër kësaj kërkese, ndërsa vetëm 3 pro votuan pro gjyqtares. 

Në momentin që KLD mori në shqyrtim rastin vendet në Tiranë dhe Durrës ishin zënë, ndërsa më pas u emërua në Shkodër.

KLD, Artan Broci: Burri tentoi ta vrasë, u dënua për dhunë

Ajo që tërheq akoma më shumë vëmendjen nga zbardhja e procesverbalit të KLD është fakti që vetë institucioni ishte në dijeni të faktit, që Hafizi ishte kërcënuar me vrasje, ndërsa autori ishte dënuar vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje. Gjatë parashtrimit të kërkesës në KLD, Artan Broci theksonte në mbledhjen e datës 10 shkurt 2017 se “Atëherë, në mbledhjen, para mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është paraqitur, është depozituar një kërkesë nga njëra nga kandidatet, e cila është e pesta në listë sot dhe ka parashtruar disa arsye të veçanta. E divorcuar me një bashkëshort që e ka kërcënuar për ta vrarë, i cili është në burg për “Dhunë në familje”; me dy fëmijë të mitur në ngarkim; me dy pleq në moshë të thyer; me nënën me ishemi cerebrale në ngarkim. Ka paraqitur një kërkesë për t?u caktuar në një nga vendet afër Tiranës (meqenëse ka vendbanimin në Tiranë). Ne dy vendet e Tiranës sapo i zumë”. 

Fadil Kasemi edhe pse e kërcënoi me vrasje në Golem në 2015 u dënua vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje dhe jo tentativë vrasje. 

Artan Broci: E pesta, që kishte paraqitur një kërkesë në Këshill, për shkaqe të veçanta. Po shkuam aty, i zëmë vendet dhe kërkesa pastaj mbetet pa objekt. 

Bujar Nishani: Edhe një herë formuloje kërkesën zoti Broci? 

Artan Broci: Atëherë, në mbledhjen, para mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është paraqitur, është depozituar një kërkesë nga njëra nga kandidatet, e cila është e pesta në listë sot dhe ka parashtruar disa arsye të veçanta.E divorcuar me një bashkëshort që e ka kërcënuar për ta vrarë, i cili është në burg për “Dhunë në familje”; me dy fëmijë të mitur në ngarkim; me dy pleq në moshë të thyer; me nënën me ishemi cerebrale në ngarkim. Ka paraqitur një kërkesë për t?u caktuar në një nga vendet afër Tiranës (meqenëse ka vendbanimin në Tiranë). Ne dy vendet e Tiranës sapo i zumë.Nëse do shkojmë me preferencat sipas listës, as vendet e afërta të Tiranës nuk i ngelin kësaj zonjës, por do shkojë në Tropojë. Nëse duhet që ta marrim në shqyrtim jashtë kritereve... Unë këtë nisa debatin, që të gjithë janë “Shumë mirë”. Ka këto arsye të veçanta, të cilat nuk ka rastis të paktën me sa kam konstatuar unë në asnjë brez të magjistraturës. Hajde ta shqyrtojmë kërkesën e saj, për sa kohë që Këshilli e ka parë të arsyeshme për të na e shpërndarë si kërkesë dhe si material, së bashku me të gjithë gamën, vendimin e gjykatës, certifikatën familjare të saj, me raportin mjekësor të së ëmës, me gjendjen gjyqësore të atij zotërisë që ka pas bashkëshort, e të gjitha të tjerat.

Bujar Nishani: Dakord! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat