Merr fund makthi në Durrës, vëllezërit "zbresin" nga vdekja e sigurt, ja çfarë kërkojnë

Shqipëria

Merr fund makthi në Durrës, vëllezërit "zbresin" nga vdekja e sigurt, ja çfarë kërkojnë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:50
Dy vëllezër kërcënojnë se do hidhen nga pallati

Këtë të martë u shmang një tragjedi në Durrës, pasi dy vëllezër kërcënonin të vetëhidheshin nga kati i pestë i një pallati me argumentin se shtëpia e tyre, me dokumenta të rregullta, do t’i kalojë padrejtësisht ish pronarëve.

Një ngjarje e tillë ka alarmuar shumë qytetarë dhe policinë e cila  ka arritur të negociojë me dy vëllezërit Bejko.

Pasi zbritën nga taraca e pallatit 5 katësh nga ku kërcënuan me vetëvrasje, njëri prej vëllezërve Bejko, Damini tha në një lidhje telefonike me Ora Neës tha se po u vidhen banesat.

Damin Bejko: “Të gjendur para fakteve të veprimeve të zyrës përmbarimore të Durrësit që në asnjë rast nuk kanë respektuar asnjë lloj vendimi ligjor, duke filluar nga shkelja me dy këmbët e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 24 mars 2015 e cila vendos pezullim të veprimeve përmbarimore dhe të shkallës së gjyqësorit, të shqyrtohet çështja në themel në Gjykatën e Lartë. Me mënyra që vetëm ata e dinë janë pajisur me certifikatë pronësie dhe kanë nxjerrë konfirmim ekzekutiv nga Enti i Banesave në Durrës, vendim për të na nxjerrë nga shtëpia.Duhet të shkoni tek Gjykata e Durrësit të shikoni si është e vërteta, por gjykatësit e mbulojnë”.

Ai tha më tej se përmbarimi u trokiti në derë pa i lajmëruar fare.

Damin Bejko: “Pa u lajmëruar fare, u gjendëm përpara veprimeve përmbarimore.Mobilizuan dhe policinë. Më vjen keq, ne protestonim kundër përmbarimit. Nëse nuk zgjidhet kjo çështje unë bashkë me familjen time, me dy fëmijët 4 dhe 13 vjeç, do të hidhem nga banesa. Nuk kam rrugë tjetër, nuk kam ku të shkoj. Banesën e kam prej 40 vjetësh, vinë dhe e marrin me letra falso”.

Zoti. Bejko tha se është i hapur për zgjidhje por jo ti jepet prona hajdutit.

Damin Bejko:“Në këtë moment kam vendimin e Gjykatës së Lartë, kam edhe një vërtetim nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Durrës që më jep të drejtën.E para është drejtësia.Të gjenden ata që kanë bërë falsifikimin dhe të marrë fund kjo punë. Pastaj zgjidhjet pranohen, por jo ti jepet prona hajdutit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat