Meta në 75 vjetorin e çlirimit të Skraparit: Sot duhet të jemi të bashkuar rreth vlerave të LANÇ

Shqipëria

Meta në 75 vjetorin e çlirimit të Skraparit: Sot duhet të jemi të bashkuar rreth vlerave të LANÇ

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:51
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pranishëm në 75-vjetorin e Çlirimit te rrethit të Skraparit.

Gjatë fjalës së tij kreu i Shtetit tha se kjo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë e shënuar për gjithë popullin tonë.

“Një ngjarje që ndodhi vetëm pak ditë para Konferencës së Lavdishme të Pezës.

5 Shtatori është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimit se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej.

Skrapari i dha mbi 2 mijë partizane LANÇ-it , i dha 300 dëshmorë.

Populli i Skraparit nuk do i harrojë sakrificat dhe heroizmat e patriotëve të tij.

Në Skraparin e çliruar u mbajt Kongresi i pare i rinise antifashiste.

Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të L.A.N.Ç, rreth vlerave më të mira të lirisë, të atdhe dashurisë”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat