QSUT, bluzat e bardha dhurojnë gjak

Shqipëria

QSUT, bluzat e bardha dhurojnë gjak

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Urgjencat e QSUT e kanë të domosdoshme dhurimin e gjaku për përballimin e urgjencave dhe patologjive të ndryshme. Këtë herë kanë qenë stafi mjekësor i këtij spitali bashkë me atë administrative që kanë ndërmarrë nismën e dhurimit të gjakut, për të sensibilizuar në këtë mënyrë qytetarët që të bëjnë këtë akt.  Zv/drejtorja e QSUT Mirela Hasanaj tha se nevoja për dhurimin e gjakut janë patologjitë që vijnë nga anemitë.

Mjekët kirurgë të shërbimeve të QSUT vunë theksin, në rëndësinë e dhurimit të gjakut, si i vetmi burim për sigurimin e tij.

U zgjodh dita e martë për dhurimin e gjakut që përkon me ditën e shenjtërimit të Shën Terezës, emrin e së cilës mban dhe qendra më e madhe spitalore në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat