Donte të digjte disa mbeturina, fermeri nga Rrogozhina vë duart në kokë nga ajo çfarë ndodh më pas

Shqipëria

Donte të digjte disa mbeturina, fermeri nga Rrogozhina vë duart në kokë nga ajo çfarë ndodh më pas

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:06
Ilustrim

Djegia e disa mbeturinave të thata bari nga një fermer në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës ka shkaktuar djegien e një gomisterie dhe ka rrezikuar djegie e një banese dhe një pike karburanti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 dhe janë dashur të ndërhyjnë dy zjarrfikëse për të izoluar vatrën e zjarrit ndërsa dëmet janë kolosale për biznesin e djegur dhe po kështu dëme ka pasur edhe një banesë.

Zjarrfikësit ndërhynë me ujë dhe shkumë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës. 

Autori ka dashur të djegë mbetjet e thata por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat