Denoncimi/ “Bashkia na ka dënuar me falimentim”

Shqipëria

Denoncimi/ “Bashkia na ka dënuar me falimentim”

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:02
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë herë në faqen e tij në “Facebook”, ka postuar një mesazh të dërguar nga disa biznesmen të cilët shkruajnë se kreu i Bashkisë së Tiranës i ka bllokuar hyrjen për në bizneset e tyre.

Qytetari në mesazhin e tij shton se ata janë taksapagues të rregullt, dhe se ky veprim i ka dënuar ata me falimentim.

Statusi i plotë

Banditizem i paskrupullt i Lal Plehut!

Denon bizneset e medha dhe hotele duke penguar me kangjella hyrjen ne to.
Lexoni mesazhi e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje! Jemi nje grup biznesmenesh tek rrethrrotullimi i doganes. Sot Policia Bashkiake erdhi dhe na bllokoi hyrjen per ne aktivitetet tona, te cilat shtoj se jane biznese te medhaja dhe taksapaguese te rregullta te shtetit. Ne gjatesine e rruges kangjellat kane bllokuar dhe hyrjen e makinave ne oborre hotelesh te ndertuara me leje duke i denuar ato me falemintim Ngjarje paradoksale te vesh kangjella e te mos lesh njerezit te hyne ne pronen e ne punen e tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat