Ish-ministri i Drejtësisë lë politikën, i përkushtohet tërësisht…

Shqipëria

Ish-ministri i Drejtësisë lë politikën, i përkushtohet tërësisht…

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:02
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka thënë se tashmë do të shkëputet tërësisht nga politika dhe do ti përkushtohet profesionit të tij.

Manjani shkruan se që sot e në vijim do ti përkushtohet Avokatisë, ndërsa por politikën thotë se do të merret vetëm kur të ketë kohë dhe nëse është ndonjë temë e veçantë, do të jap ndonjë mendim.

Postimi i plotë

Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pajisem me NUIS (NIPTI).

Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.

Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mençur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.

Politika tashmë ka zgjedhur “punonjësit” e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!

Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.

Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!

Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat