Deputeti i PD-së paralajmëron: Beteja në Parlament kundër simboleve të diktaturës

Shqipëria

Deputeti i PD-së paralajmëron: Beteja në Parlament kundër simboleve të diktaturës

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:36
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë për “Ora News” ka deklaruar se opozita do të jetë në kuvend për të zhvilluar betejën kundër simboleve të komunizmit që janë mishëruar në emra konkret në funksione publike.

Boçi nuk foli për një skenar, por për një organizim të PD i cili tha se veprimi bllokues lind natyrshëm ndaj simboleve të komunizmit, duke iu referuar këtu Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës.

Boçi: Veprimi bllokues në radhë të parë është një veprim që lind natyrshëm, instiktiv ndaj simboleve të diktaturës që sot marrin funksione publike dhe jo domosdoshmërisht ne duhet të paraqesim këtu një skenar dhe nëse ka një organizim, jo një skenar, unë do të thoja që t’ia lëmë kuriozitetin ditës së zhvillimit të seancës pasi kuriozitetet zhvillohen më shumë kur i përjeton sesa kur i paraflet. Por beteja jonë për simbolet e komunizmit të mishëruara në emra të caktuara në funksione publike, ku ne kemi kërkuar vazhdimisht nëpërmjet ligjeve që kemi propozuar që mos ishin në funksione të larta as politike, as ekzekutive dhe as ligjvënese do të jetë një betejë që nuk do përfundojë në ditën e parë të Parlamentit por do të jetë një betejë që do të vazhdojë gjatë gjithë seancave të këtij Parlamenti.

Për mua është e papranueshme që ministri simbol i diktaturës, mbrojtes i simboleve të diktaturës të jetë mbrojtësi i fjalës së lirë për të cilën brezi im ka luftuar, shqiptarët kanë luftuar dhe për të cilën ne do jemi në parlament për ta shpërthyer fjalën e lirë jo për ta thënë fjalën e lire. Ne nuk mund ta suportojmë që ata që mbronin bustet e diktaturës të hiqen sot si engjëjt e mbrojtjes së fjalës së lirë. Pyetja më e madhe sot është: A ka më demokraci në Shqipëri ? Është pyetja që do vazhdojë të bëhet, kur zgjedhjet blihen, kur cdo gjë manipulohet, kur kryeministri sillet si në fantinë me akademikët dhe nuk ka as formimin e duhur për tu përballuar me ta dhe kur mbrojtësi i fjalës së lirë është një nga figurat më të diskutuara të regjimit dhe përfaqësuesi i drejtëpëtrdrejtë i diktaturës.

Boçi tha se nëse seanca nuk do drejtohet nga Berisha, i takon deputeti të PD Tritan Shehu që të drejtojë seancën e parë të këtij sesioni dhe jo deputetit Gramoz Ruçi.

Boçi: Në fakt për këtë çështjen e rregullorës dhe drejtimit të seancës ka një modalitet tjetër që i bie radha Tritan Shehut dhe jo zotit Ruçi. Ai do e drejtojë seancën dhe nëse ka një modalitet ligjor ose jo i përputhshëm sa ligjor pasi kjo qeverisje nuk është kaq ligjore sa do vdesë për ligjin atë ditë, kështu që ka edhe modalitete të tjera që janë modalitete politike. Ne do hyjmë aty do kemi një që ka mbrojtur ligjin e diktaturës dhe do mbrojë ligjin tonë sot për të cilën ne jemi ngritur për ta përmbysur. Është e trupshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat